Transmetuesi shtetëror i Iranit ka raportuar për shpërthime të reja në Ngushticën e Hormuzit të cilat i ka përshkruar si “shkëmbim zjarri” mes forcave të armatosura iraniane dhe “armikut”.
Një burim izraelit ka thënë për BBC-në se në sulmet e raportuara s’ka pasur përfshirje të Izraelit.
Transmetuesi shtetëror iranian, duke cituar një burim ushtarak, ka thënë se sulmet e Iranit ndaj SHBA-së ndodhën pasi SHBA-ja goditi një tanker iranian.
Dy vendet arritën marrëveshje për armëpushim më 8 prill, por bisedimet kanë vazhduar për të arritur një marrëveshje për paqe të përhershme. Deri tash kjo nuk ka rezultuar me sukses.
