Drian Beqa është shndërruar në një emër që po tërheq vëmendjen në Berlin, pasi arriti të triumfojë në Olimpiadën e Matematikës mes 450 nxënësve të përzgjedhur nga shkollat më të mira të kryeqytetit gjerman.
Rruga drejt vendit të parë nisi në shkollën e tij, ku Driani u dallua menjëherë për talentin dhe aftësitë e jashtëzakonshme në matematikë. Pas suksesit në garat shkollore, ai vazhdoi të dominojë edhe në fazat komunale, ku konkurrenca ishte shumë e fortë për shkak të numrit të madh të shkollave dhe nxënësve të talentuar në Berlin.
Në finalen e madhe, ku morën pjesë 450 garuesit më të mirë, Driani arriti të lërë pas të gjithë konkurrentët dhe të shpallet kampion i gjeneratës së tij në matematikë.
Megjithëse jeton dhe vepron në Gjermani, ai mbetet shumë i lidhur me origjinën shqiptare. Driani flet rrjedhshëm shqip dhe viziton shpesh Kosovën, duke ruajtur me krenari lidhjet me vendlindjen e familjes së tij.
Suksesi i tij po shihet si një frymëzim i madh për të rinjtë shqiptarë kudo që jetojnë, duke dëshmuar se talenti, puna dhe përkushtimi mund të çojnë drejt majave të suksesit ndërkombëtar.
