Leo Messi ka mbështetur ish-shokun e tij te Barcelona, Neymar, që të përfshihet në kombëtaren e Brazilit për Botërorin e këtij viti, duke e cilësuar sulmuesin si një nga më të mirët në botë, pavarësisht dyshimeve për gjendjen e tij fizike.
Neymar, shënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur me kombëtaren që prej dëmtimit të rëndë në gju, të pësuar në tetor 2023, dhe ka hasur probleme me vazhdimësinë pas rikthimit te Santosi, vitin e kaluar.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar vazhdimisht se “Ney” do të merret në konsideratë vetëm nëse është në formën e tij më të mirë, ndërsa në prill shtoi se sulmuesi ka dy muaj kohë për të treguar se është gati.
“Ne duam që lojtarët më të mirë të jenë atje (në Botëror) dhe Neymar, pavarësisht formës së tij, do të jetë gjithmonë një prej tyre, – deklaroi Lionel Messi në programin “Lo del Pollo”. – Do të ishte e mrekullueshme ta shihnim në Botëror për atë që përfaqëson te Brazili dhe futbolli në tërësi”.
The post Messi i jep mbështetje Neymarit: Lojtarët më të mirë duhet të jenë në Botëror appeared first on Telesport.
