Të dielën, më 3 maj 2026, duke mposhtur Parmën në “San Siro” (por edhe më herët, nëse Napoli dhe Milani nuk fitojnë), Interi mund të shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të dhe ta bëjë këtë në shtëpinë e vet, pas një pritjeje gati 40-vjeçare.

Hera e fundit që zikaltërit e fituan matematikisht titullin në shtëpi ishte më 28 maj 1989, 37 vite më parë, kur fitorja 2-1 ndaj Napolit (goli vendimtar i Matthaus në fund) vulosi zyrtarisht titullin e 13-të.

Më pas erdhën edhe 7 tituj të tjerë, të fituar matematikisht të gjithë larg shtëpisë (një edhe larg fushës), përveç të fundit, të festuar në “San Siro”, por në shtëpinë e Milanit. Tashmë Interi synon ta fitojë titullin në shtëpinë e vet, në kampin zikaltër është lënë mënjanë edhe bestytnia, aq sa kanë nisur përgatitjet për festën trengjyrëshe.

Ajo me shumë gjasë nuk do të jetë as të dielën dhe as javën e ardhshme, pasi duket se synohet të pritet rasti i fundit i mundshëm për të festuar të gjithë bashkë në “San Siro”, në fundjavën e 16-17 majit, pas ndeshjes me Veronën (data dhe ora për t’u përcaktuar), me dorëzimin e kupës në fushë dhe shumë gjasa edhe me paradën pasuese me autobus të hapur nëpër rrugët e Milanos.

The post Interi, titull në “San Siro” 40 vite pas herës së fundit. Ja plani për festën zikaltër appeared first on Telesport.