Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 33-të të Bundesligës, java e parafundit, duke plotësuar kështu verdiktet e mbetura ende enigmë për këtë sezon.
Në “MHPArena”, Stuttgart fitoi 3-1 në përballjen direkte ndaj Leverkusen për vendin e katërt që të dërgon në Champions League. “Aspirinat” kaluan të parët në avantazh që në minutën e 1-rë me golin e Aleix Garcia. Vendasit barazuan shifrat shumë shpejt me golin e Ermedin Demirovic në minutën e 5-të. Më pas, Stuttgart shënoi dhe dy herë të tjera me Mittelstadt nga pika e bardhë e penalltisë dhe të zakonshmin Undav, duke fituar përfundimisht 3-1 dhe mban vendin e 4-të me 61 pikë.
Me po kaq pikë është edhe Hoffenhem që renditet në vendin e pestë, pas fitores 1-0 ndaj Werder Bremen. Golin e vetëm e shënoi Bazoumana Toure. Leipzig siguron zyrtarisht vendin e tretë dhe kualifikimin për në Champions League. Leipzig fitoi 2-1 ndaj St.Pauli. Në ndeshjen tjetër, Augsburg fitoi 3-1 ndaj Monchengladbach. Në orën 18:30, luhet ndeshja e fundit për sot mes Wolfsburg dhe Bayern Munich.
The post Stuttgart fiton “finalen” ndaj Leverkusen, Hoffenheim i shqitarëve ende në garë për biletën e fundit për në Champions League (video) appeared first on Telesport.
