Në intervistën pas fitores 0-3 ndaj Lazio-s, Cristian Chivu nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve për komentin e Jose Mourinho, i cili u shpreh se Interi i tij, pra i vitit 2010, ishte më i mirë se ky i sotmi. Gjithashtu, portugezi tha se asnjë lojtar nga Interi i sotëm nuk do të luante dot në Interin e vitit 2010. Përgjigjja e Chivu ndaj komenteve të Mourinho-s ishte shumë e matur, duke treguar dhe njëherë tjetër profesionalizmin e rumunit.

“Pata fatin të luaja në atë ekip. Jam i sigurt se nuk mund të bëhen krahasime midis dy brezave, shumë gjëra kanë ndryshuar në 16 vjet. Por ky Inter, ashtu si skuadra e vitit 2010, u sjell gëzim tifozëve të tij, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Le të flasim për titullin e fituar këtë vit dhe finalen e Kupës së Italisë, në vend të numrave dhe sondazheve”, tha Chivu.

“Ajo që i shkruajmë njëri-tjetrit (Chivu dhe Mourinho) mbetet mes nesh”, mbylli deklaratën trajneri rumun i Interit.

The post Mourinho tha se Interi i tij ishte më i mirë, Chivu i kundërpërgjigjet me klas appeared first on Telesport.