Juventus e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Lecce, ën shifrat 0-1. Në tansfertën që po luhet në “Via del Mare”, bardhezinjtë gjetën golin që në sekondën e 12-të me Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb u tregua i saktë, pas një topi të futur në zonë nga Andrea Cambiaso.
Ky është goli i tretë më i shpejtë në dy dekadat e fundit në Serie A. Vendi i parë mbahet nga Rafael Leao pas gjashtë sekondash lojë dhe vendi i dytë nga Hirving Lozano pas nëntë sekondash lojë.
Në minutën e 5-të, Juventus i afrohet golit të dytë, por goditja e Francisco Conceicao ndalet në shtyllën e djathtë. Minutat në vazhdim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për bardhezinjtë.
Ky është një takim shumë i rëndësishëm për të dy ekipet, Lecce-s i duhet pikët për të siguruar mbijetesën. Juventusit i duhen pikët për të siguruar biletën për në Champions League.
The post Goli i tretë më i shpejtë në 20 vitet e fundit, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lecce-s (video) appeared first on Telesport.
