Galatasaray fiton titullin kampion në Superligën turke për vitin e katërt rresht. Pas fitores dramatike 4-2 ndaj Antalyaspor, Galatasaray shpallet zyrtarisht kampion një javë para fundit. Golat u shënua nga Mario Lemina, dopietë e Victor Osimhen dhe i sapofuturi në fushë në minutat shtesë Kaan Ayhan.

Fenerbahce fiton 0-3 në transfertën ndaj Konyaspor, por duhet të kënaqet me vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në play-off-in e Champions League.

Ernest Muçi është rikthyer te goli dhe ka shënuar pikërisht ndaj Besiktas, ekip që ka kartonin e tij. Trabzonspor fitoi 1-2 në transfertën ndaj Besiktas, edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh. Muçi shënoi golin e fitores në minutën e 62-të, pas asistit të Zubkov dhe nuk festoi. SHIKOGOLIN

Ky është goli i 11-të i sulmuesit kuqezi për Trabzonspor këtë sezon. Muçi e mbyll këtu kampionatin pasi në ndeshjen e fundit do të mungojë për shkak kartonësh. Edhe Kristjan Asllani luajti titullar sot.

Tranzonspor do të luajë në Europa League sezonin e ri, Besiktas në Conference League

The post Galatasaray është zyrtarisht kampion i Turqisë, Muçi shënon ndaj Besiktas (video) appeared first on Telesport.