Humbja në shtëpi ndaj Atalantës dhe barazimi në renditje me Romën në vendin e katërt e komplikojnë garën e Milanit për një vend në Champions. Trajneri Massimiliano Allegri pranoi momentin e vështirë, por kërkoi reagim në dy ndeshjet e fundit:
“Është e kotë të flasim për atë që ka ndodhur deri tani, sepse nuk mund ta ndryshojmë. Duhet të përgatitemi sa më mirë për sfidën ndaj Genoa, që mund të jetë vendimtare për Champions-in. Bëmë mirë 10-15 minutat e para, por pas golit të parë u shpërbëmë”.
Ai shtoi: “Askush nuk e kishte pritur këtë moment të vështirë. E dija se gjatë sezonit do të vinte një periudhë e tillë, por tani duhet përballuar me përgjegjësi”.
Për Leão, trajneri tha: “Nuk është problem vetëm i Leaos apo i lojtarëve të tjerë, prioritet është skuadra. Rafa pati raste të mira, por është një moment i tillë dhe ndaj Genoa do të mungojë për shkak pezullimi”. Në fund, Allegri mori përgjegjësinë edhe për pakënaqësinë e tifozëve: “Kur mungojnë rezultatet, përgjegjësi jam unë”.
Milan zgjohet vonë ndaj Atalantës, humbja e sotme mund t’i kushtojë Champions-in (video)
The post Allegri, nata më e errët: Askush nuk e kishte pritur këtë moment të vështirë appeared first on Telesport.
