Vendi i tij i tretë në garën e Kinës, podiumi i tij i parë me Ferrari, dukej se sinjalizonte një ndjesi më të mirë me makinën për Lewis Hamilton pas një sezoni 2025 krejtësisht të harrueshëm. Megjithatë, dy garat e fundit në Suzuka dhe Majemi panë një rënie të performancës për 7 herë kampionin e botës.

Megjithatë, sipas ish-pilotit të Formula 1, Ralf Schumacher, problemet e vërteta qëndrojnë diku tjetër. Zëvendësimi i tij me një anglez tjetër. Sipas gjermanit, ka ardhur koha që Hamilton të dalë në pension nga F1, duke deklaruar edhe se vendin e tij do ta zërë një pilot i ardhur nga Akademia e Maranello, Oliver Bearman.

Hamilton është padyshim në një pozicion më të mirë këtë vit, por ai ndoshta nuk do të ketë një shans kundër Leclerc në planin afatgjatë. Alonso dhe Hamilton kanë pasur momente të mrekullueshme në Formula 1, por mendoj se ka ardhur koha që ata të largohen nga pilotimi në fund të vitit dhe t’u bëjnë vend të rinjve

”, tha Ralf Schumacher.

Më te, ai tha: “Hamilton ka arritur gjithçka që mundi. Ai është një nga pilotët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ky rikthim ka qenë fantastik, por besoj se gjithçka duhet të marrë fund. Kjo është arsyeja pse them tani se mendoj se është koha t’i bëjmë vend brezit të ri”.

“Oliver Bearman meriton mundësinë për të drejtuar një Ferrari. Unë besoj se, nëse i jepet mundësia, ai mund të konkurrojë me Charles Leclerc. Nuk do të ishte e lehtë për Leclerc me një pilot të ri. Bearman tashmë ka përvojë në Formula 1 ndaj meriton mundësinë për të drejtuar një Ferrari”, tha Schumacher.

The post “Është koha që Hamilton të dalë në pension, Bearman e meriton një vend te Ferrari” appeared first on Telesport.