Gazetar: Miki Trajkovski

Një kafshë e ngordhur këto ditë është gjetur pranë burimeve në Shum, nga ku Struga furnizohet me ujë të pijshëm, si dhe grumbuj të mëdhenj të mbeturinave të llojeve të ndryshme. Nga Ndërmarrja e Ujësjellësit thonë se burimet nuk janë në rrezik, pasi kafsha është larguar menjëherë, por bëjnë apel te qytetarët për më shumë ndërgjegjësim, duke qenë se atë ujë e pinë të gjithë, ndërsa u bëjnë thirrje institucioneve që t’i gjejnë dhe t’i ndëshkojnë autorët.

“Fajin e hedhim te servilizmi ynë gjatë viteve të kaluara dhe papërgjegjësia dhe mosveprimi i institucioneve. Është e papërgjegjshme dhe e dhimbshme që dikush ka lejuar të shfrytëzohet  sipërfaqe kaq e madhe mbi burim dhe të shkaktohet dëm i pariparueshëm, i cili na vë në rrezik të humbim burimet, përkatësisht cilësinë dhe kapacitetin e tyre. Duhet të jetë e qartë se ekziston rreziku që Struga, nga qytet me dy ujëra, mund të mbetet pa ujë.” – Jovanço Meçkaroski – drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit Strugë.

Ndërkohë, ende nuk ka filluar as riparimi i tokës mbi burime, edhe pse kanë kaluar pothuajse tre muaj që kur ekspertët e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup dhanë udhëzime për ndërhyrje urgjente në terren.

“Jemi në procedurë me ekspertë nga Universiteti i Shtipit. Ata janë në koordinim me prokurorët publikë. Ata na tregojnë hapat që duhet t’i
ndjekim, v eçanërisht pjesën që ne duhet ta përmbushim për marrjen e lejeve për përdorimin e ujit dhe për shënimin e zonave mbrojtëse. Profesorët thonë se kjo nuk do të jetë procedurë e thjeshtë.”

Jovanço Meçkaroski – drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit Strugë.

Aktualisht, Struga furnizohet me ujë vetëm nga burimet në Belicës së Epërme, të cilat në këtë moment kanë kapacitet rreth 400 litra ujë në sekondë dhe nga ku uji vjen në mënyrë natyrore. Nga “Ujësjellësi” thonë se kjo bëhet me qëllim të kursimit të mjeteve dhe uljes së faturës së energjisë elektrike, pasi burimi në Shum funksionon me energji elektrike. Kohë më parë për më shumë se një muaj Struga mbeti pa ujë të pastër, për shkak të turbullimit të burimeve në Shum. Megjithatë, përveç ndalimit për dy persona juridikë nga Veleshta për kryerje të gërmimeve mbi burime nga Prokuroria Themelore Publike, ende nuk ka epilog të rastit. /Alsat.mk

The post Struga në rrezik: Ndotje pranë burimeve kërcënon furnizimin me ujë të pijshëm appeared first on Alsat.