Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrija në serialin “Robin Hud” që transmetohet në TV21 tha se kompanitë e ndërtimit dhe patundshmërive spekulojnë me lajmet për rritjen e çmimit të materialit ndërtimor, me qëllim që të rrisin çmimet e banesave. Kadrija thotë se kjo dëmton qytetarin, i cili në pamundësi për të blerë banesë ose për të paguar qira, vendos që të largohet nga vendi.

“Bizneset gjithmonë spekulojnë me atë që në momentin që dëgjohet diku një lajm që ka rritje të shufrës apo të tullave, menjëherë tentojnë që të rrisin çmimet, me qëllim që në fakt të dalin sa më mirë në fitime, por kjo çfarë bën, e ngulfat jetën e qytetarit, qytetari me kalimin e kohës, në momentin që nuk ak të hyra të mjaftueshme që ta blejë një banesë ose ta paguajë një qira, ai orientohet në fakt në largimin nga vendi”, theksoi Kadrija.

Episodi i plotë i serialit “Robin Hud” transmetohet sot në ora 12:05 në TV21, në bashkëpunim me kolegët gazetarë nga rajoni, këtë javë trajtojmë temën e rritjes së çmimeve të banesave dhe të qirave. Ndiqeni emisionin për më tepër informacione.