Nga mesnata e sotme hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas vendimit të Komisioni Rregullator i Energjetikës, çmimi i naftës do të bie për katër denarë, ndërsa benzina BS-98 do të lirohet për gjysmë denari.
Çmimi i ri i naftës është 89.5 denarë për litër, benzina BS-98 do të shitet për 86.5, ndërsa çmimi i benzinës BS-95 nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet 85 denarë për litër.Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të ulet gjithashtu për 4.5 denarë nga mesnata dhe do të shitet për 94 denarë.Çmimi i naftës do të rritet për 0.248 denarë për kilogram, i cili, sipas vendimit të KRRE-së duke filluar nga mesnata, do të shitet për 49.968 denarë për kilogram.Këto çmime ulen më tej nga zbritja që kompania OKTA prezantoi për karburantet, e cila është e vlefshme deri më 18 maj dhe ofrohet kur shitet naftë dhe benzinë te shitësit me shumicë dhe pakicë.Zbritja për naftë është tre denarë për litër, dhe për benzinën me 95 dhe 98 oktanë është dy denarë për litër. Çmimi i naftës do të binte në rreth 86.5 denarë.
The post Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës appeared first on Alsat.
