Gazetar: Avni Tahiri
Zgjidhet misteri rreth kafshës së ndaluar mbrëmë në Kozle. Bëhet fjalë për ujk dhe jo qen apo përzierje race. Këtë e konfirmuan nga Kopshti Zoologjik në Shkup pas kontrollit nga ana e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pas“Nga çdo lëvizje e tij dhe të gjitha tiparet në pamjen e tij, është e qartë se është ujk dhe jo për qen”, deklaroi Tina Mickoska, E punësuar në kopshtin Zoologjik.
Nga atje njoftojnë se ujku peshon rreth 25 kilogram, nuk ka mikroçip. I është marrë mostër e gjakut dhe teste shtesë. Ujku është i ri, por i kequshqyer dhe i nuk është i zhvilluar mjaftueshëm për moshën e tij.
“Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vizituan sot edhe Kopshtin Zoologjik të Shkupit, të cilët janë gjithashtu të bindur se është një ujk (Canis lupus). Përveç kësaj, janë kontaktuar ekspertë dhe institucione nga disa qendra evropiane dhe rezervate për ujq, me qëllim marrjen e konfirmimit ndërkombëtar dhe mendimit të ekspertëve”, thanë nga Kopshti Zoologjik, Shkup.
• Inspektorët janë të mendimit se bëhet fjalë për ujk
• Kontaktuam edhe ekspertë ndërkombëtarë
Kopshti Zoologjik njofton se janë paraqitur pronarët e qenit Sirius, të cilin e kërkonin për dy muaj, dhe në vend janë bindur se nuk ishte qeni i tyre. Ujku u shfaq mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit i lidhur me zinxhir dhe qafore./Alsat.mk.
The post Kafsha e ndaluar mbrëmë në Kozle është ujk appeared first on Alsat.
