Bisedën telefonike të kryeministrit Hrisitjan Mickoski me kryeprokurorin Nenad Saveski lidhur me mbylljen e hetimit për Mazutin, LSDM-ja opozitare e quan skandaloze. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së thotë se Mickoski e pranon që i jep urdhra prokurorit se si duhet të veprojë.
“Mickoski sërish dikton detyra për prokurorin publik. Kemi një pranim skandaloz nga Mickoski se ka biseduar me prokurorin publik Nenad Savevski, nga pozita e kryeministrit, duke i dhënë udhëzime se si duhet të veprojë Prokuroria. Mickoski thotë, citoj: “nëse kjo nuk ndodh, atëherë prokuroria definitivisht e humb kredibilitetin e saj”. Çfarë është kjo? Urdhër i pastër. Ashtu siç vepronte nga foltorja e Kuvendit, ashtu siç vepron nëpër televizione, tani sërish — një urdhër i ri nga Mickoski për prokurorin publik që vetë e zgjodhi dhe e vendosi”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së
The post Mbyllja e hetimit për Mazutin/LSDM: Mickoski i dikton urdhra prokurorit Saveski appeared first on Alsat.
