Ministria e Brendshme informon se me urdhër të Prokurorisë, në SPB Shkup është kryer bisedë informative me ish ministrin e Bujqësisë Lupço Nikolloski dhe dy persona të tjerë. Siç njoftojnë nga MPB, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një thirrje publike në vitin 2023 për mbështetjen e prodhimtarëve të verës, ku pa bazë ligjore janë ndarë mbi 820 mijë euro, mjete nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë ish ministri Nikolloski thotë se bëhet fjalë për rast të montuar me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga çështjet e vërteta. Sipas Nikollovskit, krimi dhe paaftësia nuk mbulohet me sulme ndaj sukseseve të huaja./Alsat.mk

The post Ish ministri i Bujqësisë është ftuar në polici, Nikolloski: Rast i montuar appeared first on Alsat.