Real Madridi ka humbur zyrtarisht apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ndaj UEFA-s, pas gjobës prej 35.000 dollarësh të vendosur për kore homofobe të tifozëve madrilenë ndaj Pep Guardiolës, gjatë një ndeshjeje të Champions-it kundër Manchester City.
Sipas vendimit të publikuar së fundmi, gjyqtarët e CAS kanë konfirmuar se koret “kishin natyrë seriozisht diskriminuese, shumë më të rëndë se satira apo shakatë e pranueshme”, duke mbështetur plotësisht qëndrimin e UEFA-s.
Ngjarja daton nga ndeshja e shkurtit të vitit të kaluar në “Santiago Bernabéu”, ku një pjesë e tifozëve të Real Madridit kënduan një këngë ofenduese ndaj trajnerit të City, duke përfshirë referenca homofobe dhe aludime për çështje shëndetësore, si dhe për lagjen “Chueca” të Madridit, e njohur si qendër e komunitetit LGBTQ+.
Real Madridi ka dënuar më herët çdo formë diskriminimi, ndërsa rasti pritet të shërbejë si precedent i rëndësishëm në luftën e UEFA-s kundër sjelljeve të tilla në stadiume.
The post CAS konfirmon ndëshkimin, Real Madridi humb gjyqin për koret diskriminuese ndaj Guardiolës appeared first on Telesport.
