Sot ka nisur zyrtarisht udhëtimi i parë i haxhinjve nga Maqedonia e Veriut drejt vendeve të shenjta, për kryerjen e obligimit të pestë të Islamit – Haxhit, organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.
Në Aeroportin e Skopje, haxhinjtë e parë të Muftinisë së Shkupit u përcollën nga Reisul Ulemaja i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili uroi udhëtim të mbarë dhe haxh të pranuar për të gjithë besimtarët që janë nisur drejt Mekës.

Në një deklaratë të shkurtër gjatë përcjelljes, Reisul Ulemaja Shaqir ef. Fetai u shpreh:

“Lusim Allahun e Madhëruar që t’ua pranojë haxhin haxhinjve tanë, t’ua lehtësojë çdo ibadet dhe t’i kthejë shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre, me haxh të pranuar dhe zemra të pastruara.”