Eksperti Sinisha Pekevski në një intervistë për Alsat u shpreh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet të mbahen në këtë periudhë, pasi sipas vlerësimeve politike partia në pushtet ndodhet në një pozitë komode. Sipas tij, deklaratat për zgjedhje të reja po shihen më shumë si presion ndaj opozitës dhe si mesazh për partnerët e koalicionit qeverisës.
“Zgjedhje të parakohshme nuk besoj se do të ketë. Kjo është kushtimisht një lloj frikësimi i opozitës dhe njëkohësisht edhe mesazh ndaj partnerëve në qeveri. Sepse në këtë moment VMRO është komode edhe në këtë pozitë, edhe po të ketë zgjedhje të reja të parakohshme, nuk do të fitonte asgjë , VMRO përsëri do të fitojë numrin e njejtë të deputetve, por do te kishte më pak votues, sepse abstenimi do të ishte më i madh. Ndërsa nga ana tjetër,u konvenonte të ketë zgjedhje sepse opozita në bllokun politik shipëtar sikur te mos egiztojë për momentin .Apsolutisht nuk kanë nevojë për zgjedhje të parakohshme, vetëm ne rast se blejnë kohë për mjegullimin e opinionit”, tha Pekevski./Alsat.mk.
The post Pekevski: Nuk besojë që do të ketë zgjedhje, njoftimet janë presion ndaj opozitës appeared first on Alsat.
