Eksperti Sinisha Pekevski, në intervistën në Alsat theksoi opozita nuk ka të drejtë të flasë për bullgarët në Kushtetutë, pasi bëri marrëveshje me Bullgarinë, ndërsa populli nuk u konsultua fare. Sipas Pekevskit edhe retorika e pushtetit aktual dallon nga ajo që e kishte kur ishte në opozitë, kur paralajmëronte kornizë të re negociuese me BE-në.
“Çështjet kushtetuese janë çështje e jona, çështje maqedonase. Opozita absolutisht nuk ka kurrfarë të drejte të flasë për futjen e bullgarëve, është nënshkruar njëfarë marrëveshjeje që nuk arriti ta përmbushë. pa e pyetur popullin që jeton në Maqedoni a pajtohet me këtë. Kështu që absolutisht nuk ka kurrfarë të drejte të flasë për këtë temë. Nga ana tjetër, pushteti aktual fliste ndryshe gjatë fushatës politike. Se do të vijë deri te ndryshime të caktuara, lëvizje dhe njëfarë kornize të re, kushte më të mira, gjë që është iluzion, sepse ne nuk jemi ndonjë faktor me të cilin Evropa do të negocionte apo rinegocionte përsëri. Nuk jemi faktor që mund të ndikojë, sepse nuk kemi me çfarë kushti të bëjmë pazar. Ne më shumë duam të bëhemi pjesë e BE-së, se sa ata duan që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së. Të gjithë duhet ta kemi të qartë se nuk ekziston kurrfarë mënyre që ta shmangim . Vazhdimisht lëshohen teza se BE-ja do të reformohet dhe brenda saj nuk do të jetë më vendimmarrja unanime, por zgjerimi do të bëhet me një shumicë të kualifikuar ose të thjeshtë. Kjo nuk zgjidhet ne absolutisht nuk kemi mënyrë për të hyrë në BE”, deklaroi në intervistën në Alsat eksperti Sinisha Pekevski.
The post Pekevski: Ndryshimet kushtetuese janë çështja jonë appeared first on Alsat.
