Britaniku më i kërkuar, i akuzuar për kontrabandimin e sasive të mëdha të kokainës, është arrestuar dje në Spanjë – konfirmoi sot Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Simon Dutton (49), të cilin policia në Greater Manchester (një qark metropolitan në veriperëndim të Anglisë që përfshin qytetin e Manchesterit dhe dhjetë komuna përreth) e kërkonte për trafik kokaine, pastrim parash, falsifikim pasaportash dhe shkelje të urdhrave për parandalimin e krimit të rëndë, është arrestuar pranë qytetit Benidorm.
Sipas NCA-së, Dutton ishte një nga 12 të arratisurit më të kërkuar. Ai organizonte kontrabandimin e kokainës nga Spanja në Britaninë e Madhe, ndërsa gjatë një ndërhyrjeje policore ishin zbuluar 10.5 kilogramë me vlerë tregu rreth 1.5 milionë paund. Të ardhurat nga aktivitetet kriminale dyshohet se janë përdorur për të financuar stilin e tij luksoz të jetesës dhe atë të bashkëpunëtorëve të tij.
