Një shofer 20-vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar një 13-vjeçar që po ngiste biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Draçevë të Shkupit dje rreth orës 16:10, ku një automjet i tipit “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.P. 20-vjeç nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të cilën e drejtonte një 13-vjeçar nga Shkupi, përcjell TV21.
Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Kompleksi i Klinikave Nënë Tereza, ku mjekët kanë konstatuar seriozitetin e lëndimeve. Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa shoferi është privuar nga liria në bazë të nenit 300 të Kodit Penal. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit./tv21.tv
