Në natën finale do të garojnë gjithsej 25 shtete, ndërsa spektakli muzikor pritet të hapet nga Danimarka dhe të përfundojë me performancën e Austrisë.
Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë, duke prezantuar këngën që ka tërhequr vëmendje të madhe që nga paraqitja në gjysmëfinale. “Nan” është pritur pozitivisht nga publiku dhe fansat e Eurovisionit, të cilët kanë komentuar gjerësisht interpretimin dhe atmosferën e krijuar në skenë.
Pak para finales, Alis ka kërkuar mbështetjen e publikut shqiptar dhe të gjithë fansave të festivalit për votimin e Shqipërisë në këtë edicion.
The post Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan” appeared first on Veriu.info.
