Ronda Rousey i ktheu vitet prapa teksa e rrëzoi rivalen Gina Carano me një kapje të fortë brenda 17 sekondave të para të sfidës së tyre të shumëpritur në eventin e organizuar nga “Most Valuable Promotions”, zhvilluar në Inglewood të Kalifornisë.
Rousey, 39 vjeç, nuk tregoi shenja të mungesës së saj 10-vjeçare nga MMA-ja, ndërsa siguroi llojin e fitores që e bëri atë një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë.
Kjo është fitorja e 13-të në kafaz e ish-kampiones së botës (ka edhe 2 humbje), që sot dueloi në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg). Ndërsa Gina Carano pësoi humbjen e dytë (ka edhe 7 fitore).
Në përgatitje të eventit, Rousey tha se donte të “rishkruante fundin e saj në sport”, por nuk mund të kishte imagjinuar një rikthim të tillë kundër “heroit” të saj. “Gina është personi që më solli në MMA, ajo është i vetmi person që mund të më kthente në MMA. Ajo është heroina ime
Po në këtë event dueluan edhe dy ikona të tjerë të arteve marciale mikse. Nate Diaz u mund me KO Teknik nga Mike Perry në raundin e dytë, ndërsa ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Francis Ngannou, mundi me KO në raundin e parë Phillipe Lins.
The post Ronda Rousey rikthehet me fitore, i mjaftojnë 17 sekonda për të mposhtur Gina Carano në kafaz appeared first on Telesport.
