Organizatori i protestës së nesërme studentore, Mevlan Ademi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbrojtje të gjuhës shqipe, raporton Monitor.mk.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka shnruar se protesta nuk lidhet me çështje studentore apo provime, por me, siç ka thënë ai, tentimet për relativizimin e gjuhës shqipe dhe trajtimin e saj si “teknikalitet”.

“Neser duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e pararendësve tanë ka vlejtur. Nesër nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet”, ka shkruar Ademi.

Ai ka shtuar se protesta organizohet “për gjuhën e gjyshërve tanë” dhe “për gjuhën shqipe”, duke bërë thirrje që nesër në ora 16:30, Shkupi të “vërshojë kuq e zi”.

“Identiteti ynë nuk negociohet, ai mbrohet!”, përfundon postimi i tij.