Qytetarët e disa lagjeve në Shkup do të mbeten sot pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara nga EVN Macedonia në rrjetin distributiv.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 08:00 deri në ora 15:00 pa rrymë do të jenë banorët e rrugëve “Pelagonija”, “Brsjačka Buna”, “Demirhisarska”, si dhe objekti në rrugën “Indira Gandhi” nr.31 në komunën Shuto Orizarë.

Po ashtu, nga ora 09:00 deri në ora 12:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në komunën Sopishtë, respektivisht në një pjesë të rrugës “4” dhe “8” në fshatin Gorno Sonje.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se ndërprerjet realizohen për shkak të intervenimeve teknike dhe mirëmbajtjes së rrjetit elektrik nga ekipet e EVN-së.