Asociacioni i transportuesve “Makam-trans” u ka dërguar një njoftim të rëndësishëm anëtarëve të tij dhe të gjithë shoferëve se Greqia po vendos rregulla të reja, më të rrepta për pajisjet e detyrueshme në automjete, të cilat hyjnë në fuqi më 18 qershor 2026.

​Sipas rregullave të reja, të gjitha automjetet që hyjnë në Greqi duhet të kenë një komplet të ri dhe më të gjerë të ndihmës së parë, i cili përmban 16 artikuj specifikë.

​Midis elementeve të reja të detyrueshme në kuti përfshihen një batanije speciale izotermike shpëtimi, si dhe fasha të posaçme për djegie.
​Nga asociacioni theksojnë se pronarët ose shoferët e automjeteve, për shkak të kushteve specifike të mirëmbajtjes, kanë përgjegjësinë që të kontrollojnë rregullisht vlefshmërinë e çdo artikulli në kuti dhe t’i rinovojnë ato me kohë, veçanërisht gjatë periudhës së verës.
​Gjithashtu, materialet mjekësore dhe farmaceutike që gjenden në komplet duhet të jenë brenda afatit të përdorimit, në gjendje të mirë dhe patjetër të posedojnë shenjën (CE), në përputhje me Rregulloren e BE-së për pajisjet mjekësore.

​Kontrollet rrugore në Greqi do të verifikojnë rreptësisht posedimin e këtyre pajisjeve. Nëse gjatë kontrollit konstatohet se automjeti nuk e ka kompletin e ri dhe të nevojshëm të ndihmës së parë, policia rrugore do të shqiptojë gjobë në vlerë prej 30 eurosh.