Gazetar: Bashkim Sulejmani
Këshilli i komunës së Tetovës miratoi vendimin për mbulimin e humbjeve të Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” në vlerë prej 71 milionë denarë. Me këto mjete do të paguhen rrogat e prapambetura për katër muaj për 150 punëtor, si dhe kontributet e pa paguara për më shumë se një vit.
“Kjo për punëtorët do të thotë që deri në fund të muajit të gjashtë, nëse realizohet pagesa e humbjes nga ana e komunës, çdo i punësuar me rrogat do të jetë në rregull dhe pa vonesa, dhe zero me kontributet, që një herë e për gjithnjë do jetë fund i një problemi që e kemi gjetur. Afërisht flitet për 156 të punësuar me kontrata dhe vendime”, tha Samet Bislimi, Drejtor i NPK “Tetova” Tetovë.
Ndërkaq në seancën e sotme këshilltarët e AKI-së bllokuan punën e Këshillit në pikën që kishte të bënte me miratimin e programit për menaxhim me tokën shtetërore.
“Patëm një debat të ashpër dhe shumë demokratik, ku protestuam edhe me mjete demokratike për ndalimin e shitjes së pronës publike, shitjen e pronës së Komunës së Tetovës. Mirëpo, siç e shikoni edhe ju, ata (VLEN-i) i fituan ato 16 vota për… për shitjen e pronës publike me një vlerë prej 1 euro, për shembull për Sharaqinën, me vlerë prej 38.000 euro për një sipërfaqe prej 38.000 metrash katrorë, që është skandaloze”, tha
Albi Qamili nga VLEN thotë se Komuna e Tetovës nuk do të shesë tokë me 1 euro për metër katror, ndërsa akuzon se çmimorja ekzistuese është miratuar nga vetë BDI-ja në vitin 2016.
“Është vërtet qesharake dhe e habitshme kur këshilltarët e një partie, të cilët kanë shitur gjysmën e qytetit me çmime ashtu siç u ka konvenuar oligarkëve të tyre, na akuzojnë sot se po shesim parcela dhe toka me 1 euro për metër katror. Ndërkohë që edhe vetë çmimorja dhe rregullorja e çmimit janë sjellë kur vetë ata kanë qenë në qeveri – pra, ky ligj është miratuar në vitin 2016 – dhe sot na akuzojnë ne. Kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh kwshilltari i VLEN-it Albi Qamili. /alsat.mk/
The post Këshilli i komunës së Tetovës miratoi vendimin për Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” appeared first on Alsat.
