Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Denion Meidani, përmes rrjetit të tij social Facebook ka reaguar pas protestës së djeshme lidhur me kërkesën që studentët shqiptarë të kenë mundësi të testohen dhe të ushtrojnë profesionin në gjuhën amtare.Mediani thotë se ndalimi, vonimi dhe intimidimi i studentëve që udhëtonin drejt Maqedonisë për të shprehur solidaritet paqësor, e tejkalon një çështje procedurale dhe prek “vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane.“Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale. Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën evropiane që synojmë të ndërtojmë si rajon. Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare”, Denion Meidani, Ambasadori i Shqipërisë.”Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore.Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes europiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore”, shtoi Meidani./Alsat.mk.

The post Mediani: Studentët nga Tirana udhëtuan drejt Maqedonisë jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare appeared first on Alsat.