Pas 22 vitesh, Arsenal fitoi më në fund titullin kampion në Premier League dhe një meritë të madhe për këtë i takon trajnerit Mikel Arteta. Menjëherë pas sigurimit të titullit kampion, drejtuesit e klubit londinez kanë nisur nga puna për një rinovim të ri me trajnerin spanjoll.

Kontrata aktuale e Arteta-s skadon në vitin 2027, ndërkohë që po punohet për një rinovim deri në vitin 2031. Si shpërblim për titullin e fituar, Arteta do të ketë një rritje të ndjeshme të rrogës.

Sipas medieve angleze, me kontratën e re, Arteta do të jetë një nga trajnerët më të paguar jo vetëm në Angli, por në gjithë botën.

The post Fitoi titullin kampion pas 22 vitesh, Arsenal me një super “dhuratë” për Arteta-n appeared first on Telesport.