Një grua e moshuar është goditur sot rreth orës 13:00 nga një makinë në një vendkalim këmbësorësh në qendër të Shkupit, pranë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) dhe parkut “Gruaja Luftëtare”, njoftoi TV21, duke i bashkangjitur një video të xhiruar pasi Ndihma e Shpejtë ka mbërritur në vendngjarje.
Brenda 2 javëve ka ndodhur disa aksidente në Shkup prej të cilave disa edhe me pasoja fatale.

