Humbja e fundit në kampionat ndaj Fiorentinës, duket se do të ketë pasoja tepër të rënda për Juventusin. Bardhezinjtë duket se do të mbeten jashtë Champions League për sezonin e ri, gjë që do të ndikojë shumë edhe në merkato.

Juventus ka qenë ekipi më i përfolur deri tani për transferimin e mundshëm të Bernardo Silva, i cili do të largohet falas nga Man. City.

La Gazzetta dello Sport zbulon se Juventus kishte rënë dakord me agjentin e mesfushorit portugez, Jorge Mendez, për një kontratë për tre vite dhe me një rrogë 8-9 milionë euro në sezon.

Por, duke qenë se me një këmbë jashtë Champions League, Juventus është i vetëdijshëm që transferimi i portugezit është i pamundur. Mesfushori 31-vjeçar ka bërë të ditur se dëshiron të luajë në Champions League, ndaj Juventus duhet të shqyrtojë për alternativa të tjera për mesin e fushës.

Destinacioni më i mundshëm për momentin për Bernardo Silva është Atletico Madrid, klub që i përmbush kriteret e vendosura nga ylli portugez.

The post I kishin bërë gati vendin. Juventus pa Champions humbet objektivin e madh të verës appeared first on Telesport.