Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me njoftim lidhur me gruan e vdekur në fshatin Kopanicë të Shkupit.

​– Më 19.05.2026 në fshatin Kopanicë të Shkupit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur të vdekur H.R.J. (37) nga Kosova, me plagë nga arma e zjarrit në kokë, ndërsa pranë trupit është gjetur një pistoletë „Glock 19“, pronë e bashkëshortit të saj D.J. (42) nga fshati Kopanicë, të cilën ai e posedonte pa leje.

Sipas dëshmisë së D.J., po atë ditë rreth orës 10:00, në shtëpinë familjare ka pasur një zënkë mes tij dhe bashkëshortes së tij H.R.J., pas së cilës, sipas fjalëve të tij, ajo ka kryer vetëvrasje, informuan nga policia.

​Për armën, ndaj D.J. është ngritur kallëzim penal për shkak të veprës penale të kryer „prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal.

​– Sa i përket personit të vdekur, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion. SPB Shkup, nën udhëzimet e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, po ndërmerr edhe masa e aktivitete të tjera për zbardhjen e plotë të rastit, thonë nga MPB.