Gazetare: Ajnur Bafqari

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron zgjidhje të shpejtë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Gjatë akademisë solemne për shënimin e ditës së “Shën Kirilit dhe Metodit”, Mickoski dërgoi porosi se arsimimi është arma më e fuqishme e secilit popull dhe se secila bashkësi ka të drejtën ta përdorë gjuhën e vet. Ai u zotua se do të jetë partner në këtë drejtim, që secili ta përdor gjuhën e vet, por derisa ajo të jetë në korniza të Kushtetutës, ligjeve dhe respektimit të gjuhës maqedonase.

“Prandaj shumë shpejtë, do të vijmë në zgjidhje që duhet të gjithë ta mbështesim dhe e cila do të tejkalojë mbi interesat personale partiake dhe politike dhe tendencave që të  ngatërrohemi edhe në një kurth nacionalist. 1:01:00  Historia na mëson se kurthet e tilla janë metoda më e mirë e atyre që kanë interesa kriminale ose interesa tjera personale dhe fshihen prapa këtyre temave që janë mbulim i qëllimeve të vërteta, të keqpërdoret bashkëjetesa dhe të krijohen pengesa. Çdo popull ka të drejtën e arsimit dhe mua do të më keni partner”- deklaroi Kryeministri Mickoski.

Mickoski thotë se i kupton pakënaqësitë e qytetarëve lidhur me zbatimin e drejtësisë në vend, duke nënvizuar se edhe ai vet nuk është i kënaqur deri në fund me këtë fushë. Por Kryeministri paralajmëron ata që, siç tha, e mendojnë veten të pamposhtur si dhe disa prokurorë, se durimi është kah fundi dhe drejtësia patjetër duhet të arrij.
              


Më duhet ta pranoj se edhe unë nuk jam i kënaqur dhe mendoj se mundet shumë më mirë dhe me rezultate më të mira. Le të mos mendoj, cilido qoftë nga ju se nuk i dëgjoj ato britma të njerëzve që i qeshen drejtësisë, që mendojnë për vete se janë të pamposhtur dhe se e mashtruan drejtësinë. Ata sot janë kritikët më të zëshëm të pushtetit dhe mashtrues të zhveshur që janë më të shqetësuarit se nuk paska drejtësi. Atyre dhe asaj pjese të prokurorisë që gjithnjë e më shpesh mendon arsyetime, u them se durimi është kah fundi dhe drejtësia duhet të arrij. Pavarësisht çfarë arsyetime dëgjoj, durimi është kah fundi dhe me kujdes e ndjekim punën tuaj. Nuk do të hesht kur mendoj se gabohet dhe as kur mendoj se duhet më shpejt të reagohet”- nënvizoi Mickoski

Gjatë akademisë solemne, Mickoski vuri theksin edhe te rruga eurointegruese e vendit, duke nënvizuar se vendi po përballet me bllokim serioz dhe të padrejtë. /Alsat.mk

The post Mickoski: Zgjidhje e shpejtë për jurisprudencës në shqip, duke respektuar maqedonishten appeared first on Alsat.