Pas vazhdimit të arrestit shtëpiak ndaj ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi për edhe për 30 ditë tjera, partia VLEN ngre dyshimet për zvarritje të qëllimshme. Ata theksojnë që Grubi ishte arkiva e gjallë e BDI-së që ka pasur njohur për firmat, pazaret, marrëveshjet dhe aferat e ish pushtetit dhe pikërisht për këtë sipas tyre, dikush po dridhet nga ajo që mund të flet arkivi Grubi.

Nga VLEN kërkojnë përgjigje dhe veprim, duke theksuar se nuk guxon që rasti të përfundojë në sirtar dhe të kthehet në pazar të nëntokës. Çdo zvarritje e drejtësisë, sipas VLEN dëmton besimin e qytetarëve dhe rrugën evropiane të vendit.

The post Gjyqësor VLEN: Pse po zvarritet rasti “Grubi”? appeared first on Alsat.