Gazetare: Ajnur Bafqari
Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 14 shoferë në territorin e gjithë vendit për drejtim të pandërgjegjshëm të automjeteve. Sipas njoftimit, nëntë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tre të tjerë kanë vozitur pavarësisht masës aktive të ndalimit për drejtim automjeti.
“Prej tyre, 9 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ( tre nga Prilepi, nga një në Zhelinë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë.) Dy për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit ( në Gjevgjeli dhe Shkup)
Tre për ndalesë aktive për drejtim të automjetit në (Kërçovë, Kumanovë dhe Veles)-
Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. Autoritetet apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa leje, nën ndikimin e alkoolit apo në kundërshtim me masat ndaluese, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë./ Alsat.mk.
The post MPB: Janë arrestuar 14 shoferë, për drejtim të pandërgjegjshëm të automjeteve appeared first on Alsat.
