Fshati Kunovo në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video ku shihen dy lepuj që “përleshen” dhe shtyhen me njëri-tjetrin, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Videoja është bërë virale, ndërsa banorët e fshatit e kanë shoqëruar me një përshkrim humoristik “Marrëdhënie të prishura ndërmjet lepujve në fshat”.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në Facebook dhe kanë marrë shumë reagime e komente nga publiku, duke e cilësuar si një moment argëtues dhe të pazakontë nga natyra./Alsat.mk.
The post VIDEO / Dy lepuj “përleshen” në rrugët e fshatit Kunovo appeared first on Alsat.
