Më 24.05.2026, në ora 12:40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarin Sh.A. nga një fshat i Tetovës, pasi paraprakisht ishte denoncuar për kërcënim me thikë ndaj nënës së tij.
Sipas informacionit të policisë, në ora 12:00, në hapësirat e Departamentit të Policisë Kriminalistike në Tetovë, nëna e tij 57-vjeçare ka raportuar se në shtëpinë familjare djali i saj e kishte kërcënuar me thikë.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej pesë raste të dhunës në familje, ndërsa katër persona janë privuar nga liria nga ana e policisë.
