Në komunat e Shkupit ku tradicionalisht festohet masivisht festa fetare Kurban Bajram, Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale – Shkup” edhe këtë vit do të vendosë kontejnerë specialë për grumbullimin e mbeturinave organike (mbetjet nga kurbani). Kontejnerët do të vendosen gjatë ditës së sotme (26.05.2026), pas orës 14:00.

“Komuna Higjiena – Shkup” u bën apel besimtarëve që mbeturinat organike t’i hedhin vetëm në kontejnerët e vendosur, pasi hedhja e tyre në hapësira publike mund të rrezikojë seriozisht shëndetin publik dhe të ndotë mjedisin.

Lista e lokacioneve ku do të vendosen kontejnerët për mbeturina organike:

  1. Komuna e Shutkës (Shuto Orizari) – stacioni i autobusit i linjës 19 (fundore); pranë marketit “Harbin”.
  2. Komuna e Butelit
    – pranë xhamisë “Bedr” – Butel 1.
  3. Komuna e Gazi Babës – varrezat “Kaminik”; pranë xhamisë në lagjen Çento.
  4. Komuna e Çairit – pranë restorantit “Fa-Fa”; pranë xhamisë së re në Çair; pranë xhamisë në Teneke Maalo; pranë teqes në Dukađik; kryqëzimi i bulevardit “Adem Demaci” me rrugën “Dizhonska”; kryqëzimi i rrugës “Xhon Kenedi” me “22 Nëntori”.
  5. Komuna e Sarajit – pranë liqenit të Treskës.
  6. Komuna e Haraçinës – në dalje të komunës, pranë varrezave.
  7. Komuna e Studeniçanit – në fshatin Studeniçan; në fshatin Moranë; në fshatin Batincë.