Një nga objektivat kryesore të misioneve hënore Artemis të NASA-s është ndërtimi i një baze hënore në pjesën jugore të sipërfaqes së Hënës, më në jug se çdo zonë ku kanë zbritur astronautët e misioneve Apollo.
Pas publikimit fillestar të disa detajeve në mars, drejtuesit e NASA-s paraqitën përditësime të reja mbi progresin e projektit dhe hapat drejt realizimit të vizionit për një bazë hënore. Shefi i NASA-s, Jared Isaacman tha se agjencia hapësinore do të “përdorë” manualin e saj të viteve 1960 në misionin për t’u rikthyer në hënë – dhe, këtë herë, për të qëndruar, shkruan SkyNews.
Ai shtoi se agjencia do të “përcaktojë se çfarë funksionon dhe çfarë jo”, pasi baza në hënë është po aq “e bukur sa është edhe armiqësore”.
“Në dritën e diellit, sipërfaqja mund të nxehet deri në mbi 250°C. Në errësirë, mund të bjerë shumë nën -200°C”, thotë Isaacman.
“Në krateret e hijezuara përgjithmonë, ka zona me interes të madh që kanë mbetur të paprekura nga rrezet e diellit për miliona, madje miliarda vjet”.
Në ato zona, temperaturat mund të bien shumë nën -400 gradë Celsius.
“Nuk ka atmosferë për të moderuar këto ekstreme, nuk ka mbrojtje nga rrezatimi dhe ngjarjet e grimcave diellore, dhe sipërfaqja është e ekspozuar ndaj ndikimeve të meteoritëve, duke përfshirë llojin e shkëndijave të dritës që ekuipazhi i Artemis II vëzhgoi nga orbita”, tha Isaacman.
