Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në sheshin “Gensher” në Elbasani për të falur Kurban Bajrami.
Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë nga grupmosha të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë, morën pjesë në ceremoninë festive, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe solidariteti.
Pas faljes, qytetarët shkëmbyen urime për paqe, shëndet dhe begati, ndërsa imamët përcollën mesazhe për mirëkuptim, humanizëm dhe ndihmë ndaj atyre që kanë nevojë.
Edhe këtë vit, pjesëmarrja e lartë e besimtarëve dëshmoi rëndësinë që Kurban Bajrami ka për komunitetin mysliman në Shqipëri.
VIDEO: https://youtu.be/mAjgiOIzbNM?si=0minuhJ-84arxMYb
