Kryetari i Aleancës për Shqiptare, Arben Taravari në Click Plus në TV21, foli edhe për VLEN-in. Taravari tha se në VLEN parti kryesore janë LD dhe BESA, ndërsa për partitë tjerë të cilët iu bashkuan VLEN-it i quajit shoqata kulturore artistike.

“Është e vërtetë se dy parti kryesore në VLEN janë LD dhe BESA, të tjerat janë shoqata kulturore artistike. Janë grupe ansambli që i bashkëngjiten LD-së dhe Besës”, tha Taravari.

Taravari foli edhe për modelin me bashkëkryetar, i cili tha se ky model mund të funksionojë në Suedi.

“Madhështi Bilalli dhe Izeti do të tregonin në momentin që do t’i thonin njëri tjetrit “ti je kryetar”. Në këtë mënyrë percepcioni prej jashtë është se nuk ka besim të ndërsjelltë. Nënshkrime të lidhura, bashkëkryetarë – kjo mund të funksionojë në Suedi”, u shpreh Taravari.

Kujtojmë se VLEN më 9 maj mbajti kongresin e parë partiak.