Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot ka vijuar procesi gjyqësor ndaj 13 zyrtarëve policorë, të cilët përbëjnë grupin e tretë të të akuzuarve në lidhje me rastin e diskotekës së paligjshme “Puls” në Koçan. Prej tyre, 9 dyshohet se kanë qenë në objekt vetëm rreth dhjetë minuta para shpërthimit të zjarrit tragjik, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 230 të tjerë u lënduan, dhe sipas akuzës nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar përdorimin e piroteknikës pa leje. Pas seancës së mëparshme, ku të 13 zyrtarët policorë deklaruan se nuk ndihen fajtorë, sot në gjykatë ka nisur prezantimi i provave. Prokurorja Spasenka Andonovska paraqiti një sërë provash të propozuara nga prokuroria.
The post Rasti “Puls” në Koçan: Prokuroria paraqet prova ndaj 13 zyrtarëve policorë appeared first on Alsat.
