Gazetare: Fatlume Dervishi
Qeveria manipulon me Komisionin e Venecias duke shkelur mbi të drejtat etnike, akuzoi deputeti Skender Rexhepi në seancën për pyetjet e deputetëve. Ai këtu përmendi ligjin e gjuhëve, atë të përfaqësimit dhe provimin e jurisprudencës. Për të zgjidhur të gjitha dilemat, Rexhepi kërkoi që shqipja të mos llogaritet si përqindje në Kushtetutë.
“Nëpërmjet këtyre komisioneve i arsyeton të gjitha shkeljet që u bën të drejtave etnike kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve. Prandaj unë sot po e them që Komisioni i Venedikut që kur është themeluar synon dhe është komision këshillëdhënës, nuk është obligativ. Nuk mundet Komisioni i Venedikut të jetë mbi Kuvendin dhe mbi kushtetutën e asnjë vendi. Por nuk ka fuqi vendimmarrëse që ne sot të bazohemi të ky komision për ligjin për gjuhët që ka qenë gabim edhe pë rata që e kanë dërguar, qoftë edhe për ligjin për përfaqësim, qoftë edhe për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, madje edhe më keq, edhe para se vijë në Kuvend. Pyetja ime është kryeministër, a jeni të gatshëm t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, ju ta filloni, ju t’i merrni meritat, që gjuha shqipe përfundimisht të bëhet pjesë e Kushtetutës dhe të krijohet një harmoni ndëretnike?”, deklaroi Skender Rexhepi, Deputet i pavarur.
Kryeministri tha se është dakord që qytetarët të mos shihen nga prizmi i përqindjes por nga meritokracia. Ai quajti opozitën nxitëse duke thënë se janë patriotë vetëm kur janë në opozitë.
“Kur jemi të jurisprudenca, nëse e keni lexuar ligjin, do të lexoni se kalimi i provimit nuk është rregulluar me ligj se në cilën gjuhë do të jetë por atë e cakton ministri. Sa ministra të Drejtësisë në të kaluarën kanë qenë nga koalicioni që ju e mbështesni? Pse nuk e kanë rregulluar? Deri para se vijë kjo qeveri ministër ka qenë nga radhët e koalicionit që ju e mbështesni. Pse ai nuk e rregulloi dhe nuk e bëri këtë? Ligji ja lejon. Ja unë do t’ju them pse? Sepse jeni dyfytyrësh, sepse jeni patriotë nga Ali Express kur jeni në opozitë kurse kur jeni në pushtet promovoni agjenda të gjelbra ekologjike. Kur jeni në opozitë doni të krijoni konflikt etnik aty ku nuk ka”,
Kryeministri nuk dha përgjigje konkrete për heqjen eventuale të përcaktimit si 20%, të shqipes në Kushtetutë.
The post Skender Rexhepi: Qeveria keqpërdor Komisionin e Venecias / Mickoski: Jeni patriotë prej ne Ali Express appeared first on Alsat.
