Mjekët amë do të mund të mund të shkruajnë flasterë dhe çamçakëz me nikotinë, si ilaç për ndërprerjen e duhanit dhe për këtë do të fillojnë aktivitetet e koordinuara të të gjitha institucioneve që mund të kontribuojnë që qytetarët ta lënë duhanin.
“Konkretisht bëhet fjalë për fllasterët transmedal, me çamçakëzë me nikotinë që mund t’i shfrytëzojnë qytetarët për lënien e duhanit. Qëllimi siç theksova është të sigurohet prania e tyre në treg të njëjtat nga qytetarët dhe nga kompanitë farmaceutike të përdoren dhe të jenë në treg si dhe mjekët amë të mund t’i përshkruajnë ato për përdorim”, tha Azir Aliu.
Akim Ali nga OBSH deklaroi se 14 nga 100 të rinj përdorin duhan dhe 9% cigare elektronike. Sipas tij, në vit në vendin tonë rreth 3600 njerëz humbin jetën nga duhani. Theksoi se varësia ndaj nikotinës nuk ka të bëjë më vetëm me cigaret tradicionale, sepse industria ka evoluar duke krijuar produkte moderne.
“Sfida është se këto produkte janë veçanërisht tërheqëse për të rinjtë. Pas ngjyrave të ndezura, paketimit elegant dhe shijeve të ëmbla, fshihet një qëllim i qartë: të normalizohet përdorimi i nikotinës dhe të krijohet një varësi afatgjatë tek të rinjtë”, deklaroi Akim Ali.
Sipas rezultateve të anketës së ISHP-së në vitin 2023 në bashkëpunim me OBSH-në, deri në 45.4% e popullsisë së rritur u deklaruan si duhanpirës aktivë, gjë që e bën situatën alarmante.
“Anketa që kryem në të gjitha shkollat, tek fëmijët deri në moshën 16 vjeç, gjithashtu tregon një përqindje të lartë. Përqindja është dukshëm mbi mesataren evropiane prej 25%. Përveç kësaj, shqetësuese është edhe fakti që pirja e duhanit në vendin tonë konsiderohet kryesisht si një fenomen i pranueshëm shoqërisht, dhe vetëm 17% e qytetarëve në Maqedoni shprehin mosmiratim ndaj pirjes së duhanit”, theksoi Marija Andonovska.
Këto u thanë në Ditën Botërore pa Duhan. Përndryshe, sipas OBSH, përdorimi i duhanit e ngarkon Maqedoninë me kosto prej rreth 38 miliardë denarësh në vit.
