Një lajm i dhimbshëm ka prekur banorët e Pirokut dhe më gjerë. Haxhiu Adnan Arifi, nga fshati Pirok, ka ndërruar jetë papritur në Mekë pas përfundimit të ritualeve të Haxhit.
I ndjeri, i lindur në vitin 1967, ishte 59 vjeç. Sipas njoftimeve të familjarëve dhe të afërmve, ai humbi jetën në qytetin e shenjtë menjëherë pasi kreu obligimin e Haxhit.
Pas konsultimit dhe pajtimit të familjes, për shkak të rrethanave dhe respektit ndaj vendit ku ndërroi jetë, varrimi i tij është bërë në Mekë, transmeton PaCenzurë.
Adnan Arifi kujtohet nga bashkëfshatarët si besimtar i përkushtuar dhe njeri i respektuar në komunitet. Largimi i tij ka lënë pikëllim të madh te familja, miqtë dhe te gjithë ata që e kanë njohur.
Në këto momente zie, shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet për familjen Arifi, duke lutur që Haxhi i tij të jetë i pranuar, Allahu ta mëshirojë dhe familjes t’i japë forcë e durim për ta përballuar humbjen.
