Iván Helguera e njeh mirë Real Madridin, ku luajti për 8 sezone (1999-2007), me mbi 200 ndeshje, 3 La Liga dhe 2 Champions League. Në moshën 51-vjeçare, ai ka komentuar situatën aktuale të klubit, në një intervistë për “Flashscore”, duke analizuar edhe rolin e Álvaro Arbeloa në stol dhe mundësinë e rikthimit të José Mourinho.
Helguera u ndal te deklaratat e Kylian Mbappé (“jam sulmuesi i katërt”) dhe kritikoi menaxhimin e mëparshëm të grupit. Ai tha se problemet vijnë nga mungesa e menaxhimit të mirë dhe ndryshimet ekstreme në mënyrën e trajtimit të skuadrës, duke përmendur se “Arbeloa ka shumë përgjegjësi, por edhe ata që e vendosën në atë rol”.
Sipas tij, Arbeloa nuk kishte përvojën e duhur për të drejtuar një klub si Real Madridi, pasi vinte nga një ekip i të rinjve dhe u hodh direkt në një situatë shumë të madhe, duke e bërë të vështirë menaxhimin e dhomës së zhveshjes.
Për kthimin e José Mourinho shprehet skeptik, duke preferuar më shumë Jürgen Klopp. Ai thekson se Mourinho është një trajner i madh, por ka kohë pa qenë në nivelin më të lartë dhe se “disiplina e fortë” nuk është domosdoshmërisht zgjidhja për Real Madridin, ku më e rëndësishme është menaxhimi i grupit.
The post Helguera vë në shënjestër Arbeloa: “Ka shumë faj për zero tituj…, por edhe ai që e vendosi aty” appeared first on Telesport.
