Vetëm disa ditë pasi Manchester United u kualifikua për Champions League, kapiteni Bruno Fernandes dha një intervistë për podkastin ‘Ditari i një CEO’ për të shpjeguar se çfarë e bindi të qëndronte në Old Trafford në vend që të ndiqte sirenat e tregut arab të transferimeve verën e kaluar.

Nuk kërkoj vetëm para ose famë. Para se të mendoj për ndonjë gjë tjetër, mendoj për familjen time, sepse ata mbështetën ëndrrën time“, vazhdoi kapiteni i “djajve të kuq”. Ai pranoi edhe një herë se personi që bindi atë të refuzonte ofertat e klubeve të tjera të pasura ishte bashkëshortja e tij.

Gjithmonë më pyet nëse ky është hapi tjetër që pres për karrierën time. Kjo është liga më e mirë në botë dhe unë e shijoj futbollin këtu si askund tjetër. Karriera e një futbollisti ka shumë ulje-ngritje dhe ai që vuan më shumë është familja. Ata shohin të mirën dhe të keqen, por janë gjithmonë aty”,

tha Bruno Fernandes.

Al Hilal i kishte ofruar Manchester United 120 milionë euro për transferimin e 31-vjeçarit portugez, por ai preferoi të qëndronte në Angli. “Dua të shikoj prapa dhe të shoh se kam fituar Premier League e Champions League me Manchester United dhe Kupën e Botës me Portugalinë“, tha Bruno Fernandes.

The post Rrëfehet Bruno Fernandes: Dua të kthej kokën pas dhe të them se fitova Premier e Champions League me Manchester United appeared first on Telesport.