Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të bulevardit “Nënë Tereza”, nga furra “Sveti Nikolla” deri te SHFK “Koço Racin”.

Një pjesë e banorëve të Komunës Qendër sot, më 30 maj, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, njoftojnë nga EVN Macedonia.

Ndërprerja është paralajmëruar të zgjasë nga ora 08:30 deri në ora 15:30 dhe do të përfshijë konsumatorët në bulevardin “Nënë Tereza”, në segmentin nga furra “Sveti Nikolla” deri te SHFK “Koço Racin”.

Nga EVN apelojnë që qytetarët t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes, veçanërisht nëse kanë obligime që varen nga furnizimi me energji elektrike.

The post Pa energji elektrike një pjesë e bulevardit “Nënë Tereza” në Shkup appeared first on Alsat.