Në aksidentin në rrugën e Plastikave ku humbi jetën 19-vjeçari, shoferi i i veturës me të cilin u përplas ishte nën ndikimin e narkotikëve dhe në kundërshtim me rregullat e tjera të trafikut, shkruan TV21. Siç ka bërë të ditur Prokuroria Publike, shoferi 31-vjeçar nuk respketoi semaforin, kaloi në vijë të vijën e dyfishtë të plotë dhe ka hyrë në të dy korsitë e komunikacionit për automjetet që lëviznin nga drejtimi i kundërt.
Prokuroria ka këkruar ngja gjyqtari që të caktojë masën e paraburgimit pasi siç tha, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje.
“I dyshuari, 31-vjeçar, mbrëmë në orët e mbrëmjes ka drejtuar një automobil Audi A4 në bulevardin “Nikola Karev” dhe, kur ka arritur në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski”, nuk e ka respektuar sinjalizimin rrugor dhe, duke kaluar vijën e dyfishtë të plotë, ka hyrë në të dy korsitë e komunikacionit për automjetet që lëviznin nga drejtimi i kundërt, duke u kthyer majtas në kryqëzim.
Gjithashtu, në kundërshtim me Ligjin për sigurinë e komunikacionit në rrugë, ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Duke mos iu përmbajtur rregullave, i dyshuari me vetëdije ka rrezikuar komunikacionin publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve. Me pjesën e përparme të automobilit ka goditur një motoçikletë BMW, ndërsa në pjesën e pasme të automobilit të tij është përplasur një motoçikletë Honda HDV, të cilat vinin nga drejtimi i kundërt dhe lëviznin paralelisht.
Si pasojë e fuqisë së përplasjes, i dëmtuari që drejtonte motoçikletën BMW ka pësuar lëndime të rënda trupore, nga të cilat ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.
